AKR-së i bashkohet ekonomisti Ibrahim Rexhepi

30.11.2016 13:22:08

Ekonomisti Ibrahim Rexhepi i është bashkuar sot  Aleancës Kosova e Re të Behgjet Pacollit.

Lajmin e ka bërë të ditur Pacolli me anë të një postimi në facebook. Ai ka thënë se  AKR nga sot është më e fuqishme.

Ai ka thënë se Rexhepi do të jetë bashkudhëtar i tij në sfidën për ta bërë Kosovën vend të mirë për të jetuar, transmeton lajmi.net.

“Kam kënaqësinë që të prezantoj një njeri të rëndësishëm për AKR. Nga sot e tutje #AKR është më e fuqishme ngase pjesë e saj u bë edhe z. Ibrahim Rexhepi, njëri ndër njohësit më të mirë të çështjeve ekonomike në vend. Ibrahimi do të jetë bashkudhëtar i imi në sfidën për ta bërë Kosovën vend më të mirë për të jetuar, vend me zhvillim ekonomik dhe me perspektivë punësimi për të rinjtë e të rejat e Kosovës”, ka shkruar Pacolli.