Shihni dy fytyrat e Edi Ramës, kur të rinjtë i kërkojnë punë

30.11.2016 13:14:43

Përpara pak ditësh Edi Rama në një nga bashkëbisedimet e tij me fshatarët e Peqinit, nga karrigia luksoze që merr me vete kudo që shkon, i foli ashpër një vajze të re vetëm sepse ajo i kërkoi punë në profesionin e saj si infermiere. Pavarësisht se këmbënguli që kishte 2 vjet që kërkonte punë dhe nuk gjente dot pavarësisht se kishte mbaruar me nota të shkëlqyera, Rama i nervozuar ja preu shkurt; si ty ka shumë dhe duhet të presësh.

Takimi ishte live dhe Rama aty nxori fytyrën e tij të vërtetë; atij nuk ja ndien për punësimin e të rinjve dhe çdo artikulim për këtë plagë të madhe sociale e ka vetëm demagogji dhe mashtrim. Kur ja përplasin të vërtetën dhe realitetin në fytyrë, nervozohet dhe bëhet arrogant.

Kurse sot në mëngjes, atij ju desh të nxirrte “fytyrën nr.2”, atë të demagogut dhe mashtruesit.

Një komentues në faqen e tij në Facebook,  i ankohet se e ka lënë pa punë.

Por Rama i përgjigjet se punë ka sa të duash, mjafton që të mos rrish në Facebook dhe të shkosh te zyrat përkatëse.  Këtë radhë shkak i përfshirjes në replika të Ramës me të rinjtë e shumtë që i ankohen për papunësinë është bërë ndryshimi i fotos, që Rama ka zgjedhur si cover të profilit të tij, një nga punimet e veta ekspozuar së fundi në ekspozitën në Nju Jork.

Fytyra nr. 1 e Ramës

Vajza e papunë: “Zoti kryeministër unë kam një hall tjetër, pasi nuk kam tokë, por kam nevojë për një vend pune. Kam mbaruar shkollën e lartë për infermiere, me mesatare 8.5 dhe masterin me mesatare 9.2, kam licencën e shtetit, kam 2 vite që bëj kërkesë për punë dhe askush nuk më ka hapur dyert. Kam shkuar shpesh herë në drejtorinë e Elbasanit dhe këtu në Peqin por askush nuk më jep një përgjigje. Ju kam shkruar edhe juve letra, por sërish pa përgjigje”, tha vajza.

Rama: Duhet ta dish që nuk je e vetmja që kërkon një vend pune dhe nuk është e thjeshtë t’ju punësosh të gjithëve.

Vajza e papunë: Ju keni thënë që do i ndihmoni studentët e mirë, pro nuk keni bërë asgjë.

Rama: Të lutem shumë, të dëgjova, kaloje mikrofonin se nuk kam ndërmend të debatoj me ty. Ta dëgjova hallin.

Fytyra nr. 2 e Ramës

Komentuesi: Të lumtë ty kryeministër ne të tjerët na le pa punë

Rama: Mirëmëngjes Fitim, ku e pret punën, këtu në facebook? Ke shkuar tek zyra e punës apo je në Milano? Nëse je në Vlorë siç shkruan, të sugjeroj të shkosh tek zyra e punës. Vetëm në zyrat tona të punës aktualisht ka  27 mijë vende të lira. Kurajo dhe sukses!

Komentuesi: Se kur je mirë nga hallet,  dhe mbetjet urbane të duken art….. hahahaha hallall… unë nuk jam personifikimi i bukurisë, po kur isha pa halle më dukej vetja king… Ditën e paske zënë me stres Zoti Rama !!!