Aksident i rëndë në qendër të Gjilanit, nuk dihet numri i personave të lënduar

07.03.2019 15:45:33

Një aksident trafiku ka ndodhur në qendër të qytetit të Gjilanit.

Në këtë aksident janë të përfshira disa vetura, një traktor dhe një kamion, raporton lajmi.net.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë se shkaktar i aksidentit ka qenë kamioni.

“Është një aksident shumë i rëndë, ku një kamion dyshohet të jetë shkaktar i aksidentit, ka shumë persona të lënduar por ende nuk dihet numri i saktë i tyre”, ka thënë Hashani për lajmi.net.

Njësitet policore janë duke u marrë me rastin.