Aksident i rëndë në rrugën Mitrovicë-Skënderaj, vdes një person

16.04.2017 16:03:02
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në rrugën rajonale Mitrovicë-Skënderaj.

Si pasojë, ka mbetur i vdekur një person 17 vjeçar kurse dy tjerë janë të lënduar dhe po trajtohen në QKUK.

Një aksident trafiku me  pasoja fataliteti është raportuar në orët e mesditës së sotme rreth orës 12:00 të datës 16 prill 2017.

“Nga ekzaminimet  e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, bëhet e ditur se  shkaktar  dyshohet të ketë qenë pakujdesia, mos përshtatja e shpejtësie me kushtet e rrugës të drejtuesit te automjetit  njërit viktimës e rastit, i cili  humbë kontrollin ndaj automjetit ku rrokulliset në pjesët anësore te rrugës”, thuhet në komunikatën e policisë.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion.