Aksident i rëndë në Shtërpcë, një i vdekur

20.09.2016 11:27:51

Në një aksident trafiku të ndodhur sot rreth orës 12:00 në Shtërpc, ka humbur jetën një person.

Rasti ka ndodhur në periferi të Shtërpcës, ku sipas raporteve të para, ngasësi i traktorit (S.Z. m/s/k  57 vjeç), humb kontrollin dhe me ate rast traktori rrokulliset dhe dy persona marrin lëndime serioze.

Të lënduarit dërgohen në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor, ku rreth orës 16:00, nga personeli mjekësor u njoftua se pasagjeri S.D.(m/s/k 62 vjeç) nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, transmeton lajmi.net.

Hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetimet lidhur me rastin, ndërsa i dyshuari, pas lirimit nga tretmani mjekësor, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndalohet për 48 orë.