Komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë: Kosova e meriton ta ketë ushtrinë e saj

20.09.2016 11:29:44

Komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë Mike Jackson i cili po qëndron në një vizitë në Kosovë, ka thënë se dëshiron që Kosovën ta sheh me ushtrinë të saj.

Ai pas takimit që ka zhvilluar me kryetarin  Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është shprehur se nuk e di se kur do të ndodh kjo gjë, por është shprehur se Kosova e meriton të ketë ushtrinë e saj.

“Nuk do të zgjasë gjithmonë kjo situatë sa i përket shndërrimit të ushtrisë mirëpo nuk e di mund të them me saktësi se kur do të ndryshoj kjo gjë. Unë do të dëshiroja shumë qe shumë shpejt Kosova të kishte ushtri. Mirëpo kjo padyshim që është një objektiv që Kosova duhet të arrij”, ka thënë Jackson

Komandanti i parë i trupave të KFOR-it në Kosovë, ka thënë se është impresionuar me të arriturat që ka pa, dhe atë që kur ka zbritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, transmeton lajmi.net.

tw

Për ushtrinë e Kosovës pas këtij takimi ka folur edhe kryeparlamnetari Kadri Veseli i cili ka thënë se Kosova do ta ketë shumë shpejt ushtrinë e saj.

Ai është shprehur se ushtria do të bëhet në bashkëpunim me aleatët e vendit. Duke folur për kontributi e komandantit të KFOR-it në periudhën e pasluftës, Veseli ka thënë Jackson është gjeniali i lirisë së Kosovës.

“Është nder dhe respekt me pas në mesin tonë personalitet të tilla. Ky është gjenerali i lirisë së Kosovës i cili ka bërë një punë të shkëlqyeshme në atë periudhën e tranzicionit pa pasoja”, ka thënë Veseli.

Vesli po ashtu ka bërë të ditur se Universiteti i Prishtinës do ti ndajë në një të ardhme të afërt titullin Doctor Honoris Causa”, gjeneralit Mike Jackson.