Berisha publikon videon me pamje të rënda nga protesta në Rrugën e Kombit

31.03.2018 14:00:39
Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në Facebook një video me pamje të rënda nga dhuna dhe përplasja sot në Rrugën e Kombit.

“Protesta te fuqishme kunder ‘plaçkes Rama’ ne Rrugen e Kombit, dhune e turpshme policore ndaj protesuesve, shume qytetare te plagosur. SB”, shkruan Berisha në FB.

Rikujtojmë se protesta në rrugën e Kombit ka nisur prej gati dy orësh dhe po zhvillohet si një zë kundër taksës prej 5 deri në 10 euro për të kaluar në këtë aks të rëndësishëm.