Përleshje masive me thika dhe mjete të forta, ndërmjet mbi 100 të rinjve (Video)

20.09.2016 11:24:07

Mbi 100 të rinj të armatosur me thika dhe mjete të forta kanë filluar zënkën masive në një park në Londër.

Policia i ka arrestuar gjashtë persona, derisa dy të tjera janë dërguar në spital me lëndime të konsiderueshme, pas përleshjes që besohet të jetë shkaktuar nga dy grupe rivale, transmeton Telegrafi.

Në videon e postuar më poshtë shihet vetëm një moment i kësaj ngjarje ku janë përshirë adoleshentë nga 11 deri në 18-vjeçar.

Siç shihet aty rrihen dhunshëm, ndërsa njëri qëllon me një shkop.

Sipas dëshmitarëve, ngjarja që është zhvilluar në hapësirën e lodrave ka filluar dhe përfunduar shumë shpejtë, ndërsa të përfshirët janë larguar me shpejtësi.