Aksident në aksin Shkodër- Koplik, një person i plagosur rëndë

08.08.2016 20:18:18

Një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Shqipëri, me pasoja plagosjen rëndë të një personi.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Shkodër-Koplik. Automjeti me targë SH 9861 D ka përplasur një bicikletë.

Personi që udhëtonte me këtë të fundit është dërguar në spital në gjendje kritike për jetën.

Policia po heton ngjarjen.