Aksident në Porcelan, i riu pret 30 minuta i shtrirë që të vijë ambulanca

30.11.2016 15:30:25

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme, pranë ish-artistikes në zonën e “Porcelanit”, ku për pasoj është plagosur rëndë një 25 vjeçar me inicialet E. S.

Mësohet se shkak i aksidentit, ka qenë drejtues i një makine i cili i ka prerë rrugën, duke përplasur për mjet shpërndarësin e picave, 25 vjeçarin që për mbi 30 minuta priti në trotuar urgjencën.

Me ardhjen e ambulancës, i riu u transportua drejt spitalit ndërsa drejtuesi i mjetit “Benz” u ndalua për të sqaruar shkakun e aksidentit.