AKSIDENT NË RRUGËN PRISHTINË – FERIZAJ, DY TË VDEKUR DHE DY TË LËNDUAR

29.12.2018 10:34:51

Rreth orës 02:00 pas mesnatës në rrugën Prishtinë  – Ferizaj ka ndodhur një vet-aksident trafiku me pasoja fatale.

Në këtë aksident kanë mbetur të vdekur dy pasagjerë ndërsa dy të tjerë (shoferi dhe një pasagjer) kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, transmeton lajmi.net.

Komunikata e plotë:

Sot rreth ores 02:00 ne rrugen Prishtine -Ferizaj ka ndodhur nje vet aksident trafiku me pasoja fatale. Ne kete aksident ka qene i perfshire nje automjet i tipit Pasat qe per shkaqe te panjohura deri tani ka humbur kontrollin dhe eshte vetaksidentuar. lendime.te renda trupore kane marre kater persona ngasesi dhe tre pasagjerë.  Dy nga pasagjeret nuk kanë mumdur te perballojne plaget e shkaktuara nga aksidentit dhe ne vend ngjarje  kane nderruar jetë.

Vdekjen e viktimave:

L.S (femer) 23 vjeç dhe

K. H ( femer ) 31 vjeç, . e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vend gjarje, ndersa ngasesi i automjetit dhe nje pasagjer tjeter jane derguar ne QKUK. Me rastin po merren njesiti i trafikut.