Aksident në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

10.05.2017 18:14:09

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak kohësh në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur tek semaforët e parë në dalje të Prishtinës. Në aksident janë ndeshur dy vetura, kurse në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës.

Momentalisht nuk ka informata për të lënduar.