Aksident në Tiranë/ E përplas fadroma, humb jetën 58 vjeçari

15.04.2020 11:45:26

Një 58 vjeçar humbi jetën ditën e sotme si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 në kryeqytet.

Viktima me inicialet XH.L ishte duke ecur në rrugën “Ramazan Gaxerri”, por u përplas për vdekje nga fadroma.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Ky është aksidenti i dytë me pasojë vdekjen në kryeqytet, ndërkohë që pavarësisht se trafiku është limituar së tepërmi, kanë humbur jetën dy persona.

Dhe më 11 prill ndodhi një aksident i rëndë, që i mori  jetën një të riu. Viktima, Reldi Guga 23 vjeç, ka qenë duke ecur me biçikletë pranë Uzinës Dinamo. Në momentin që një kamion që po fuste materiale ndërtimi në pallatin brenda tregut e ka përplasur.