Aksident në Urën Vajgurore, 3 të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

14.01.2017 14:35:57

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e 3 personave ka ndodhur në Urën Vajgurore. Sipas informacioneve të para mësohet se njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa dy drejtuesit e mjeteve janë jashtë rrezikut për jetën.

Në aksidentin e ndodhur rreth orës 14.00 të kësaj të shtune, mësohet se janë përfshirë dy automjete tip “Benz”dhe “Opel”.