Aksident tragjik në Krujë, vdes 39-vjeçari

22.01.2017 12:01:17

Një ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30, në lagjen Nr. 4, Krujë.

Policia njofton se një 39-vjeçar me iniciale A.S, banues në Krujë, duke parkuar mjetin tip Benz kamioçinë me targa DR 4621 E, ka hasur pengesë në disa gurë dhe ka zbritur për t’i larguar.

Por, një pakujdesi nga ai, ka bërë që mjeti të lëviz mbrapsht ku aksidentalisht e ka goditur duke i shkaktuar vdekjen.

Policia thotë se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për vlerësim.