Aksion blic në burgje/ Kokat e krimit sfidojnë ligjin, kapen me…

21.05.2019 09:32:10

Forcat Operacionale të Burgjeve gjatë një kontrolli blic në disa institucione të vuajtjes së dënimit në disa qytete të vendit kanë kapur disa emra të njohur me celularë dhe sende të tjera.

“Report Tv” raporton se Admir Tafili, Edmond Leskaj, Asmer dhe Leo Osmënaj janë disa nga emrat e njohur të botës së krimit që janë kapur me celularë në qeli.

Admir Tafili i dënuar për vrasje, plagosje dhe porositje të atentateve nga burgu është kapur me telefon në duar në qelinë e burgut të Burrelit ku është duke vuajtur dënimin.