Aktakuza për krime kundër njerëzimit e Gjykatës së Hages

24.06.2020 20:58:22
Nga: Fadil Kajtazi
Së pari, ështe fakt se që nga antikiteti e deri më sot, nuk kemi të evidentuar se paraardhësit tanë ilirët, arbërit, dhe shqiptarët të kenë hartuar ndonjë plateformë shfarosëse për ndonjë popull.
Së dyti, edhe sot në kohen e modernizmit, ku teknologjia po ja del të bej edhe të pa mundurën, nuk do të arrij askush të faktoj se në fund të shekullit XX, pjestar të Kombit Shqiptar, janë organizuar, kanë hartuar projekte dhe i kanë zbatuar ato me qëllim vrasje masive mbi baza etike.
Së treti, që nga gjysma e pare e shekullit 19 e deri më 1999, stukturat shtetërore, akademike e kishtare serbe, kanë kultivuar frymë shoveniste në drejtim të shqiptarëve, kanë hartuar të pakten katër projekte për zhdukjen e shqiptarëve, dhe kanë tentuar t’i zbatojnë ato me 1878, me 1912, me 1913, nga 1920-1941, nga 1945-1966, nga 1986 deri 1999.
Së katërti, është e vërtetë se janë vrarë civil serb gjatë luftës, gjatë përiudhës 1998-1999, ata mungojnë, por, nëse dikush është fajtorë për vrasjen e këtyre civilëve, këta janë shteti dhe Kisha Ortodokse Serbe, ngase ata planifikuan krimet kundër popullsisë shqiptare dhe implikuan serbët lokalë, si pjesë aktive në këto krime. Vrasjet e shëmtuara të civilve serb kanë qenë rezultat i inercisë së krijuar nga dhuna sistematike e shtetit dhe Kishës Ortodokse Serbe, të cilat nga viti 1986 deri 1997 organizuan masivisht poshtërimin e shqiptarëve, grabitjen e pronës, dëbimin nga puna, dëbimi nga shkolla, mbylljen dhe dhunimin e mediave, dhunimin e kultures, sportit, trashgëmisë kulturore, kurse në fund organizuan vrasjen me torture të më shumë se 8000 civilëve, dhunuan rreth 20 mijë gra dhe mbajnë ende mbi një mijë persona të fshehur në Serbi.