Aktori po xhironte një skenë kinse po plaçkiste një bankë, policia gjuan në drejtim të tij pa e ditur se çfarë po ndodh (Video)

05.10.2017 15:11:31

Kamera e sigurisë e vendosur në uniformën e një polici amerikan, ka filmuar momentin kur ai gjuan me revole në drejtim të një aktori i cili po filmonte një skenë të filmit ku shihej kinse po plaçkiste një bankë në Indiana.

Në shtetin Idiana, policia kishte pranuar një telefonatë anonime, pasi një burrë me maskë dhe revole në dorë është parë duke u futur në një ndërtesë, transmeton Telegrafi.

Dhe kur policët nga departamenti i Crawfordsville u shfaqën në vendin e ngjarjes, ata panë një burrë të maskuar duke qëndruar para derës së një restoranti dhe në dorë mbante një revole.

Ata menjëherë e urdhëruan që ta hedh në tokë, por për fat të keq njëri prej tyre tashmë kishte shkrepur një plumb që fatmirësisht nuk e qëlloi aktorit të identifikuar si Jeff Duff.

Por, më vonë e kuptuan se bëhej fjalë për skena të një filmi që po xhirohej, ku aktori luante rolin e një personi që plaçkit një bankë.