Aleksandër Vuçiç uron Ilir Metën: Do të zhvillojmë marrëdhëniet të mira

02.08.2017 11:00:43

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka dërguar një mesazh urimi Ilir Metës pas marrjes së detyrës si President i Shqipërisë.

Vuçiç në mesazhin e dërguar shpreh bindjen se marrëdhëniet dypalëshe të Serbisë dhe Shqipërisë do të vazhdojnë të zhvillohen në të gjitha drejtimet.

“Me rastin e inaugurimit Tuaj si President i Republikës së Shqipërisë, Ju dërgoj urimet më të përzemërta me dëshirat më të sinqerta për ushtrimin e suksesshëm të kësaj detyre të lartë.

Jam i bindur se marrëdhëniet dypalëshe të Serbisë dhe Shqipërisë do të vazhdojnë të zhvillohen në të gjitha drejtimet të bashkëpunimit tonë, në interesin më të mirë reciprok të qytetarëve tanë” shkruan Vuçiç.