“Termokos” sot fillon ngrohjen e objekteve

15.10.2016 09:03:01

Në një njoftim për media thuhet se pjesa më e madhe e punimeve për rehabilitimin e rrjetit në qytet dhe renovimi komplet i 50 nënstacioneve të ngrohjes tanimë kanë përfunduar.

“Ditëve të fundit janë zhvilluar me sukses të plotë edhe të gjitha testimet e rrjetit të kogjenerimit, atij shpërndarës të ngrohjes në qytet, si dhe pajisjeve të ngrohjes nëpër stacionet dhe nënstacionet termike. Për shkak se punimet në dy segmente nuk kanë përfunduar ende, furnizimi me ngrohje për kompleksin universitar dhe disa objekte në qendër të qytetit, blloqet, rruga 3 si dhe në Zona Lindja, në lagjen “Kodra e diellit” do të nisë me disa ditë vonesë”, thuhet në njoftim.