Alepo, vriten 5 anëtarë të një familje nga sulmet ajrore ruse

24.12.2016 17:12:56
Të paktën gjashtë persona humbën jetën në një sulm ajror të kryer në rajonin Etarib në perëndim të Alepos  në Siri.

Sulmin në zonën që është nën kontrollin e opozitës siriane e kanë kryer avionët e ushtrisë ruse. Zyrtari i Mbrojtjes Civile në Etarib, Necip Ansari ka konfirmuar për AA se sulmi ajror në këtë lagje e kanë kryer avionët e ushtrisë ruse. Janë hedhur bomba me fuqi të lartë shkatërruese.

Sipas tij, jetën e kanë humbur të paktën gjashtë presona, pesë prej të cilëve janë nga e njëjta familje. Gjithashtu janë plagosur dhe një numër i madh i civilëve.

“Nga sulmi janë shkatërruar shumë shtëpi dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Ekipet e Mbrojtjes civile, me ndihmën e makinave po përpiqen që të arrijnë deri te ata që janë bllokuar nën rrënoja”, thotë Ansari, raporton Anadolu Agency .

Ai shtoi se edhe avionët e forcave besnike të presidentit sirian Bashar al-Assad kanë gjuajtur lagjen Anadan të Alepos.