Policia gjermane për kosovarët e liruar: Nuk ka fakte që i ndërlidhin me sulmin e mundshëm

24.12.2016 17:23:00

Policia gjermane, nëpërmjet një njoftimi, tregon se dyshimet ndaj dy vëllezërve kosovarë nuk janë konfirmuar dhe rrjedhimisht ka pushuar edhe arsyeja e mbajtjes së tyre në paraburgim.

“Që nga sot nuk ka fakte të rëndësishme kriminale për të dy personat. Nuk ka asnjë rrezik të vërtetë ndaj tyre, prandaj, zyrtarët i liruan në mesditë nga paraburgimi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka njoftuar se kanë kryer hetime intensive, mirëpo, nuk kanë gjetur fakte që i ndërlidhin dy kosovarët me sulmin e mundshëm.

Sidoqoftë, hetimet për këtë rast do të vazhdojnë.