Ambasada e SHBA: fton opozitën : Vetëpërmbajtje, jo dhunë!

31.05.2019 14:53:48

Ambasada amerikane paralajmëron shtetasit e saj që jetojnë e punojnë në Shqipëri që të kenë kujdes në protestën e opozitës më 2 qershor përpara Kryeministrisë.

Një njoftim në faqen zyrtare, ambasada e SHBA u kërkon që të shmangin grumbullimet e protestës që zyrtarisht nis në ora 19:00 përpara selisë së qeverisë, duke i njoftuar njëkohësisht se demonstrimi, ashtu si dhe herët shkuara, mund të zhvendoset në selitë e tjera si Parlamenti apo dhe godinat e tjera qeverisëse.

“Kohëzgjatja e protestës së pritshme nuk është e njohur, protestat e mëparshme kanë demonstruar dhe dhunë. Forcat e policisë kanë përdorur makinat e ujit dhe gazlotsjellës për të shpërndarë turmën”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Protesta e gjashtë e opozitës e zhvilluar më 25 maj ishte e qetë dhe jo e dhunshme. Demonstrimi ndryshe i opozitës u ndikua dhe nga apelet e lëshuara disa orë para mbajtjes së saj nga ana ndërkombëtarë ku i bëhej apel që të protesta të jetë paqësore. Reagim pati edhe nga vetë ambasada e SHBA-së.

“Shtetet e Bashkuara respektojnë të drejtën demokratike të qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore. Ju bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në protestë – si qytetarëve ashtu edhe forcave ligjzbatuese – që të përmbahen duke qëndruar larg dhunës. Nxitja e përplasjeve fizike apo hedhja e mjeteve plasëse, bombave molotov dhe gurëve, është jodemokratike dhe e paligjshme. Ata që përfshihen në akte dhune kryejnë një krim dhe duhen vënë përpara përgjegjësisë. Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët të tregojnë vetëpërmbajtje, të refuzojnë dhunën dhe të përfshihen në një dialog konstruktiv”, do të deklaronte ambasada amerikane pak orë para nisjes së protestës së 25 majit.