Ambasada e SHBA-së: Të dëshpëruar me ata që tentuan ta sakrifikojnë të ardhmen e shtetit për interesa personale

29.12.2017 15:54:41

Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, ka thënë se liderët e Kosovës e kanë gabim sa i përket deklaratave të tyre rreth iniciativës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

“Gjatë kësaj jave udhëheqësit e Kosovës kanë bërë deklarata të përsëritura publike duke thënë se një iniciativë lidhur me Gjykatën Speciale, e ndërmarrë në Kuvendin e Kosovës, nuk do të dëmtojë marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës. Ata e kanë gabim. Çfarëdo përpjekje e tillë e përsëritur do të kishte pasoja të thella negative për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe për marrëdhënien e saj me Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Po ashtu ambasada më tej ka theksuar se kërcënimet me dhunë janë tërësisht të papranueshme, dhe qartësisht dhe pa mëdyshje ato duhet të hidhen poshtë nga Qeveria.

“Jemi jashtëzakonisht të dëshpëruar me ata që do të sakrifikonin të ardhmen e shtetit të tyre dhe përkrahjen e patundur të Shteteve të Bashkuara në favor të interesave të tyre personale”, thuhet në njoftim.