Ambasadori amerikan, Delawie uron Kosovën me rastin e 9 vjetorit të pavarësisë

17.02.2017 10:53:11

Ambasada amerikane në Kosovë, përmes një video në faqen zyrtare në Facebook ka uruar qytetarët e Kosovës për përvjetorin e nëntë të Pavarësisë.

“Është e qartë se aq më shumë na pëlqen jeta në Kosovë, aq më shumë kemi për të mësuar. Urime Dita e Pavarësisë Kosovë”, shkruhet në urimin e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

Më poshtë mund ta shikoni videon e urimit të ambasadës amerikane në Kosovë.