Ambasadori Lu zbulon ëndrrën e tij të fëmijërisë

17.12.2017 01:02:10

Ambasadori i SHBA-së Donald Lu në një takim me nxënës të shkollës fillore Turgut Ozal, u tha të vegjëlve se në moshën e  tyre ëndërronte të bëhej astronaut.

Këtë ambasadori Lu e zbuloi gjatë bisedës për programin “Meet America” ku dhe pyeti nxënësit e pranishëm se çfarë donin të bëheshin kur të rriteshin.

”Kur isha në moshën tuaj, unë doja të bëhesha astronaut. Kjo ishte ëndrra ime “, i tha Ambasadori Lu grupit të nxënësve të shkollës fillore Turgut Ozal gjatë programit “Meet America”. Po ju, çfarë doni të bëheni kur të rriteni?,” shkruhet në postimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.