Ambasadori zviceran në Beograd: Normalimi i marrëdhënieve me Kosovën, kusht për Serbinë

01.04.2018 10:44:16

Ambasadori zviceran në Beograd, Philippe Guex, se hyrja e Serbisë në BE do të varet nga normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Zvicra dhe Serbia e kanë të qartë se nuk pajtohen lidhur me Kosovën, pasi ne e kemi njohur pavarësinë e Kosovës. Ne kemi një diasporë të madhe kosovare në Zvicër, prandaj i japim ndihmë Kosovës. Normalizimi i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës do të jetë vendimtar për hyrjen e Serbisë në BE”, tha ambasadori zviceran për gazetën serbe “Novosti”, përcjell Telegrafi.

Ambasadori zviceran tha se Evropa nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor.