Ambsadoret e NATO-s mblidhen pas sulmeve ajrore në Siri

14.04.2018 15:53:08
Pas sulmeve ajrore në Siri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania dhe Franca sot pasdite është mblidhur NATO.

“Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara do të informojnë dërguarit e NATO-s mbi veprimet e ndërmarra në Siri”, tha një zyrtar nga ky institucion.

Takimi i 29 ambsadorëve në NATO ka nisur rreth orës 13:00

NATO nuk është përfshirë në sulme, mirëpo Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg ka thënë të shtunën përmes një deklarate se ai mbështet sulmet.