Analistët: Protestat bëhen për të tërhequr vëmendjen nga kriza politike

28.02.2017 20:41:57

Protestat që po mbahen në Shkup disa ditë me radhë, janë të nxituara politikisht dhe porositësi i tyre është OBRM-PDUKM. Kështu vlerësojnë njohësit e rrethanave politike për televizionin Shenja. Sipas tyre, Gruevski po tenton që nëpërmjet protestave të ruan vendin e tij në pushtet që e ka pasur deri më tani. Analisti Bashkim Bakiu, i cili këto protesta i quan irracionale, thotë se ato janë taktika për të arritur një strategji konkretisht të OBRM-PDUKM-së.

“Janë forma të simulimit të një rreziku nga popullata e shqiptarëve, të cilën OBRM-PDUKM-ja që nga themelimi i saj e paraqet tek maqedonasit dhe tek votusit e vet, duke i paraqitur shqiptarët si të rrezikshëm për sovranitetin e Maqedonisë, vetëm e vetëm për të ruajtur pushtetin ose për të ardhur në pushtet”, deklaroi analisti Bakiu për Shenja.

Ndërkohë, analisti Bojan Mariçiq, thotë se protestat kanë për për qëllim të ngritin tensionet gjatë negocatave për Qeveri të re. Sipas tij, përmes tensioneve në rrugë të nxitura nga partia që deri tani ka qenë në pushtet OBRM-PDUKM, kjo e fundit po tenton të pengojë marrëveshjen për Qeveri të re dhe në një farë mënyre ta shpëtojnë udhëheqësin e saj nga përgjegjësia dhe nga rrjedha e mëtutjeshme e reformimit të shtetit.