AP: Parada ushtarake e Serbisë në Nish, demonstrim i forcës karshi Kosovës

10.05.2019 15:59:29

Agjencia amerikane e lajmeve, AP, raporton se Serbia po mban paradë ushtarake në Nish , me të cilën po shënon Ditën e Fitores ndaj Gjermanisë nziste në Luftën e Dytë Botërore. Por, kjo agjenci vlerëson se bëhet fjalë për demonstrim të forcës në rrethana të acarimit të raporteve me Kosovën.

Bëhet e ditur se në paradën e sotshme në Nish kanë marrë pjesë 4 mijë pjesëtarë të forcave të armatosura të Serbisë, 300 automjete dhe 40 fluturake, përfshirë edhe dy helikopterë luftarakë me ekipazhe ruse, në ç’mënyrë, siç vlerëson AP-ja, ajo ka demonstruar edhe aleancën më të madhe politike e ushtarake me Moskën.

AP thekson se tensionet janë rritur në rajon “pasi Serbia dhe Kosova po akuzojnë njëra tjetrën për minim të përpjekjeve për pajtim pas luftës nga vitet 1998-1999, të cilën e përmbylli ndërhyrja e NATO-s”.

amerikane e lajmeve AP rikujton se Serbia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ajo, po ashtu thekson se çfarëdo ndërhyrje e Serbisë në Kosovë do të shkaktonte konflikt të drejtpërdrejtë me forcat paqeruajtëse me NATO-n në krye, të stacionuara në Kosovë,