Prag lufte me Iranin – SHBA dërgon bombarduesit B-52 në bazën në Katar

10.05.2019 15:56:04

Forcat Ajrore të SHBA kanë publikuar në Twitter videon që tregon avionët bombardues “B-52 Stratofortress” që ulen në një bazë ushtarake të Katarit.

Vendosja e bombarduesve është pjesë e një projekti më të madh ushtarak amerikan në rajon që është shpallur si kundërpërgjigje ndaj një kërcënimi të papërcaktuar nga Irani.

“Bombarduesit strategjik arritën në bazën ajrore të “Al Udeid” në Katar të enjten mbrëma”, tha Forca Ajrore amerikane. Avionët në fjalë fluturuan drejt Lindjes së Mesme nga Skuadra e Bombarduesve së 20-të të Barksdale Air Force Base në Luiziana.

Gjithashtu disa B-52 të tjerë u zhvendosën në një bazë të papërcaktuar në Azinë jugperëndimore, sipas deklaratës. Më parë, Forca Ajrore e SHBA postoi një video që tregon bombarduesit duke u larguar nga Barksdale për zonën e përgjegjësisë së CENTCOM.

Shtëpia e Bardhë më herët ka dërguar avionët USS Abraham Lincoln në drejtim të Gjirit Persik nga baza e saj në Greqi, duke treguar një paralajmërim të fortë Iranin, që mund të sulmojë sipas tyre “interesat amerikane”.

Zyrtarët në Teheran kanë refuzuar retorikën e Uashingtonit dhe i kanë marrë me humor deklaratat rreth USS Abraham Lincoln, duke thënë se lëvizjet janë një lajm i vjetër.

Ndërkohë, “Boeing B-52 Stratofortress” është një avion strategjik veteran i projektuar me aftësinë për të shkatërruar armët bërthamore. Versioni i tanishëm B-52H ka qenë në prodhim që nga viti 1961, me dhjetëra avionë të dorëzuar në USAF.

Bombarduesi u përdo për patrullat e epokës së Luftës së Ftohtë, si dhe bëri sulme në luftën e Vietnamit.