Apeli hedh poshtë dënimin e përjetshëm për Morsin

22.11.2016 10:38:26

Gjykata më e lartë e Egjiptit ajo e Apelit, ka hedhur poshtë dënimin e përjetshëm për ish presidentit Mohammed Morsi.

Gjykata e Kasacionit urdhëroi që 65-vjeçari të rigjykohet rreth konspiracionit për kryerjen e akteve terroriste me organizatat e huaja.

Megjithatë, ai është ende është në vuajtje të dënimit lidhur me dy raste të tjera, transmeton KosovaPress.

Morsi u zgjodh president në vitin 2012, por u hoq nga ushtria një vit më vonë, pas protestave kundër sundimit të tij.