Apeli i Krimeve të Rënda jep vendimin për 9 imamët e akuzuar për terrorizëm

30.11.2016 15:58:38

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka dhënë këtë të mërkurë vendimin për 9 imamët e vetëshpallur shqiptarë të cilët akuzoheshin për terrorizëm dhe rekrutim të besimtarëve myslimanë në luftën e xhihadit.

Masa e dënimit nuk ka ndryshuar për 3 të akuzuarit, Genc Balla, Gert Pasha dhe Bujar Hysa, të cilët përkatësisht janë dënuar me 17 vite burg( dy të parët) dhe 18 vite për Bujar Hysën.

Ndërkohë 7 xhihadistët e tjerë kanë përfituar ulje dënimi. Zeqir Myslimani nga 16 vite do të vuajë vetëm 13. Po ashtu Verdi Morava do të vuajë 10 vite burg nga 13 vite të dhëna nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Orion Reçi është dënuar me 6.8 vite burg nga 13 të dhëna më herët. Ulje dënimi ka përfituar edhe Fadil Myslimani i cili do të vuajë 10 vite nga 12 që i ishin dhënë më parë.

Ndërsa Astrit Tola, nga 7 vite burg do të vuajë vetëm 4.8.