Apostolova: Kosova, vend i barabartë me shtetet e rajonit

07.02.2018 19:00:53

Shefja e BE-së në Kosovë flet edhe për Gjykatën Speciale.

Shefja e Misionit të BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, në një intervistë dhënë RTV 21 ka pohuar se Strategjia e BE-së për Ballaknin Perëndimor, e trajton Kosovën si vend të barabartë me shtetet tjera të rajonit dhe ofron perspektivë të qartë të anëtarësimit në vendeve të Ballkanit në BE.

Apostolova po ashtu pohoi se tentimi për të miratuar Ligj për Shfuqizimin e Gjykatës Speciale e ka dëmtuar kredibilitetin e Kosovës në BE.