Apple lanson iOS 10, vjen më vonë gjatë vitit!

19.07.2016 22:23:41

Nëse keni një iPhone në xhepin tuaj, bëhuni gati për risitë.

Konferenca teknologjike – ËËDC, ka zbuluar versionin e ri të sistemit operativ, iOS 10. Me iOS 10, Apple ka sjellur risi dhe tipare të reja për iPhone.

Ndër risitë kryesore të iOS 10 që debuton në shtator do të jenë mesazhet, muzika, hartat e reja dhe fotot më të mira.

Ndër tiparet e reja do të jenë ballonet dhe fishekzjarret që shfaqen me rastin e ndonjë festimi. Një risi tjetër është boja e padukshme e cila bëhet e dukshme vetëm kur shoku juaj klikon mbi tekst.

Apple Music poashtu do të ketë rifreskim me pamje dhe dizajn të ri. Përditësimi i këtij aplikacioni do t’u mundësojë qasjen më të lehtë 15 milionë njerzve që janë të abonuar në aplikacion. Dizajni i ri përfshin poashtu një meny më të thjeshtë.

Në ndërkohë hartat e reja apo Maps, do të mundësojnë qasje më të lehtë në gjetjen e destinacionit nga pika A në pikën B. Tani, me shtesat e reja në aplikacion, përdoruesit mund edhe të rezervojnë bileta pa patur nevojë të largohen nga aplikacioni.

Të gjitha këto do të jenë të gatshme për përdorim që nga shtatori, atëherë kur do të debutoj për treg iOS 10.