Ariu sulmon dhe tërheq zvarrë gazetaren gjatë transmetimit live (Foto/Video, +18)

27.12.2016 16:57:30

Një ari i veshur me një kostum qesharak, ka sulmuar një vajzë të re e cila për ironi ishte duke realizuar një dokumentar rreth rrezikut nga kafshët e egra.

Videoja e filmuar nga anëtarët e ekipit të dokumentarit Pro Lubov në Moskë, ndërsa në të shfaqet një ari ngjyrë kafe i quajtur Bonya që ishte veshur me një kostum qesharak me ngjyrë të kuqe, transmeton Telegrafi.

Ariu i shoqëruar nga një profesionist që merret me trajnimin e kafshëve, ishin duke qëndruar në mes të sallës dhe vazhdimisht hanin diçka, me qëllim që ariu të sillet sa më mirë kur t’i afrohen të panjohurit.

Por duket se ushqimi nuk i mjaftoi, pasi në momentin që gazetarja i afrohet ariut, ai papritmas e sulmon duke e tërhequr zvarrë nëpër sallë derisa audienca mbetën të shokuar.

Për fat të mirë gazetarja ruse i ka shpëtuar më të keqes duke pësuar vetëm disa lëndime të lehta trupore, derisa shoqëruesi i ariut dëgjohet duke i thënë, të kam paralajmëruar që të mos i afrohesh”. /Telegrafi/