‘Arrest me burg’ për mjekun dhe berberin nga Shkodra që akuzohen për terrorizëm

07.11.2016 13:52:17

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masën e sigurisë arrest me burg për dy nga të arrestuarit për veprime me qëllime terroriste, për mjekun Bekim Protopapën dhe Ergys Faslinë, berber dhe pritet të japë vendim edhe për dy të tjerët. Xhezair Fishti, hoxhë dhe Medat Gasani.

Katër personat e mësipërm me banim në Shkodër u  arrestuan në këtë qytet më 5 nëntor, pasi ishin kthyer nga Malësia e Madhe ku kishin dëgjuar një ligjëratë të hoxhe nga Kosova. Ata u ndaluan bashkë me 20 të tjerë, por që më pas u liruan nga policia.

Të katër të arrestuarit për terrorizëm ditën e shtunë i kanë mohuar akuzat e ngritura nga ndaj tyre kur u morën në pyetje.

Ergys Fasllia, i dyshuar si një nga organizatorët dhe me profesion berber në qytetin e verior ka mohuar njohjen me dy të ndalurit e tjerë, Xhezair Fishti dhe Medat Hasani. Gjithashtu 30-vjeçari ka mohuar se ka patur rol në propagandimin e luftës në Siri dhe dërgimin e besimtarëve myslimane atje. Fasllia ka pranuar se njeh vetëm të ndaluarin Bekim Protopa, i cili është mjek në Malësinë e Madhe dhe banues në qytetin e Shkodrës.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Xhezair Fishti, i cili është me profesion hoxhë dhe banues në Dibër. Ai nuk ka pranuar akuzat e ngritura dhe për tepër ka sqaruar se nuk i njeh Ergys Fasllinë dhe Bekim Protopapën.

Edhe Medat Hasani i ndaluari i katërt për këtë çështje ka sqaruar se nuk ka dijeni për akuzat e ngritura. Fishi dhe Hasani i kanë thënë hetuesve se po persekutohen për shkak se janë myslimanë.

Prokurorët e Krimeve të Rënda thonë se kanë si prova për të ndalurit: përgjime, filmime dhe fotografi që vërtetojnë se ata njihen me njeri-tjetrin dhe kanë kryer veprime aktive për të propaganduar luftën në Siri dhe të ndikojnë tek individë të ndryshëm për t’i dërguar në luftë.