Arrestohen dy 17-vjeçare për një vjedhje të dyshimtë: Njera i godet makinën djalit, tjetra i rrëmben celularin

07.11.2016 12:50:54

Dy adoleshnte nga 17 vjeçe janë arrestuar në Tiranë për vjedhje por edhe për për shkatërrim prone. Njera prej tyre i ka thyer me grusht, xhamin e makinës, një personi, ndërsa tjetra ka hyrë në lokal dhe i ka vjedhur celularin.

Arrestimi i të dyja ndodhi në vendin e ngjarjes dhe nuk dihet arsyeja që i ka nxitur dy vajzat të bëjnë aq zhurmë për të rrëmbyer një celular.

Inicialet e tyre janë:

A. B., 17 vjeçe, banuese në Tiranë (Nenet 134/2 dhe 150)

E. L, 17 vjeçe, banuese në Tiranë (Neni 134/2)

Arrestimi i këtyre shtetaseve, u bë pasi më datë 06.11.2016, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, në ambintet e lokal “LUX”, kanë vjedhur telefonin e markës “Samsug”, në pronësi të shtetasit R. R., banues në Tiranë.

Gjithashtu nga kryerja e veprimeve proceduriale rezultoi se shtetësja A. B., ka dëmtuar me grusht xhamin e parë të mjetit, të shtetasit R. R.

Materialet procedurale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shakallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje në bashkëpunim” dhe “Shkatërrim prone”, parashikuar nga Nenet 134/2 dhe 150 të Kodit Penal.