Vritet me thikë një shqiptar në Itali, u gjet i pajetë në një fushë basketbolli

07.11.2016 12:49:33
Një shqiptar është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm, pasi është goditur me thikë. Ngjarja e rëndë është zbuluar mëngjesin e sotëm më Lucca, ndërsa dyshohet se krimi ka ndodhur gjatë natës.

Trupi i pajetë, që sipas policisë italiane i përket një shqiptari, është gjetur në fushën e basketbollit në pallatin e sportit në Viareggio, bën të ditur media lokale.

Alarmin për ngjarjen e ka dhënë pronari i një lokali që ka telefonuar policinë se një shqiptar ishte qëlluar me thikë aty pranë.

Policia dhe ambulancat kishin shkuar në vendin e ngjarjes, por sipas tyre ishte vonë pasi ai kishte ndërruar jetë. Kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë.