Arrestohet autori i vrasjes së turistit në Himarë

04.08.2016 09:58:52

Policia në Shqipëri ka arrestuar në flagrancë shtetasin, Fatmir Kuçi, 44 vjeç, për “Vrasje nga pakujdesia”

Shërbimet e Policisë kanë bërë arrestimin e Fatmir Kuçit, pasi ditën e djeshme rreth orës 11:00 në zonën bregdetare të quajtur “Livadh” i Himarës, duke drejtuar mjetin lundrues tip skaf-plastik me mbishkrimin “Black Arrow”, dyshohet se ka dëmtuar aksidentalisht shtetasin rus D.K., i cili për shkak të plagëve të marra, ka vdekur ne spitalin e Himarës.

Policia ka sekuestruar dhe konfiskuar 2 mjete lundruese në përdorim dhe në pronësi të Kuçit: Mjetin lundrues skaf-plastik me mbishkrimin “Black Arrow”, 11.73 m i gjatë dhe 3.20 m i gjërë, me 3 motorë – 275 KF secili dhe mjetin lundrues motor-deti me emrin “Viktoria-3”, pa dokumentacion përkatës.