Arrestohet deputeti Shkumbin Demaliaj për arsye te deklaratave kërcenues endaj ish-prokurorit Blakaj

27.09.2018 16:45:34

Është arrestuar deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj për shkak të deklaratave kërcënuese ndaj ish-prokurorit Elez Blakaj.

Lajmi është konfirmuar nga Ibrahim Berisha, zëvendëskryeprokurori  i Prishtinës, për

Sipas Berishës, ndaj Demalisë është caktuar masa ndalimi prej 48 orësh.

Kujtojmë se ndaj Demalisë dhe 11 anëtarëve të tjerë të komisionit për verifikimin e listave të veteranëve, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Pas publikimit që bëri lajmi.net të listave me emra të 20 veteranëve që sipas prokurorisë kanë përfituar pension kundërligjshëm, aty ndodhej edhe emri i babait i deputetit të arrestuar, ku më pas filloi fyerjet dhe kërcënimet ndaj ish Prokurorit Elez Blakaj.

Bile, ai kishte thënë se nëse shteti nuk merret me Blakajn, do të merrej ai privatisht.

“Nëse shteti nuk bën kërkesë që ai (Blakaj) të kthehet në atdhe për t’u gjykuar për shantazhin që i ka bërë opinionit, prokurorisë, nga unë do të ndiqet dikur privatisht, nëse shteti nuk merr masa për ta ndjekur”, kishte thënë ai.