UEFA vendos: “Europiani 2024” do të luhet në Gjermani

27.09.2018 16:57:39

Gjermania ka mposhtur kandidaturën e Turqisë dhe do të presë finalet e Kampionatit Europian të vitit 2024. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s më në fund ka zgjedhur përvojën e vendit gjerman para risive turke.

Do të ndodhë për herë të katërt organizimi i një ngjarjeje të tillë të madhe të futbollit europian në Gjermani, pasi ky vend e ka bërë këtë me “Euro 1988”, Botërorët 1974 dhe 2006, si dhe Kampionatin Botëror të Femrave në vitin 2011.

“Euro 2024” do të jetë ngjarja e parë e madhe futbollistike për kombëtaret europiane, pas Kupës së Botës në Katar (2022), e cila do të trashëgojë një kompeticion me format unik të “Euro 2020” . Ky i fundit do të luhet në dymbëdhjetë vende, për të përkujtuar përvjetorin e gjashtëdhjetë të Kampionatit Europian.