Arrestohet Donika Kadaj-Bujupi

03.03.2017 13:34:00
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje , Donika Kadaj Bujupi është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga kjo parti përmes faqes së saj në facebook.

Njoftimi i VV-së:

Policia ka arrestuar deputeten Donika Kadaj në kufi me Maqedoninë. Arrestimi i saj është bërë për vepra të mëhershme dhe është skandal i papranueshëm. Ky arrestim, në kohën kur paralajmërohet sjellja e demarkacionit në Kuvend, është provokim i situatës. Sjellja e këtij pushteti përballë opozitës është bërë e patolerueshme. Këto veprime të padrejta të një pushteti kriminal do ta tensionojnë situatën.

Përndjekja e deputetëve e aktivistëve të ndalojë menjëherë. Marrëveshja për demarkacionin nuk duhet të vijë në Kuvend.

Demarkacioni nuk kalon