Kosovës është në pritje të kritereve të reja për anëtarësim në INTERPOL, pas dështimit për tu anëtarësuar në këtë organizatë vitin e kaluar.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm Skender Hyseni gjatë forumit ‘Fol Hapur’ të organizuar nga Lëvizja Fol.
“Ne jemi në pritje të kritereve të reja dhe shumë shpejt do të marrim vesh nëse ato kritere do të jenë të favorshme. Për herë të parë Kosovës i është dhënë fjala në Asamble të Përgjithshme dhe kam folur për nivelin e përgatitjes teknike dhe profesionale të Policisë së Kosovës për t’ju bashkuar kësaj organizate”, thekson ai.
Kosova kishte aplikuar për anëtarësim në INTERPOL në prill të vitit 2015, por që vitin e kaluar kjo organizatë kishte suspenduar aplikacionin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare.
Hyseni në këtë forum ka folur edhe për rastin e Ramush Haradinaj, i cili është arrestuar nga autoritetet franceze nga një fletë-arrest i Serbisë.






































