Arrestohet në Mitrovicë një person për vjedhje në tentativë, ishte i kërkuar edhe nga Gjykata Themelore në Pejë

27.08.2020 13:45:49

Një rast i veprës penale ‘vjedhje në tentativë’ është raportuar gjatë natës, rreth orës 00:15 në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, ku si rezultat i një reagimi të shpejtë, njësitet policore kanë shkuar në vendngjarje ku e kanë hasur të dyshuarin brenda shtëpisë dhe e kanë arrestuar personin e dyshuar në përfshirje në veprën penale ‘vjedhje në tentativë’.

Në njoftimin e Policisë thuhet se ankuesi raporton se në shtëpi nuk i mungon asgjë.

I dyshuar XH.F., 39 vjeçar është shoqëruar në stacionin policor dhe pas verifikimit të tij ka rezultuar se ndaj të dyshuarit në fjalë, Gjykata Themelore Pejë kishte lëshuar urdhër arrest.

Nga SP Jugu Mitrovicë është njoftuar DRP Pejë, dhe një njësi policore nga DRP Pejë të dyshuarin e kanë dërguar në drejtim të Gjykatës Themelore në Pejë.