Shqipëri/ Infektohen me Covid dy efektivë dhe shoferi i drejtorit të policisë në Elbasan

27.08.2020 12:29:45

Covid-19 vijon të infektojë në drejtorinë e policisë së Elbasanit. Sipas abcnews.al së fundmi ka rezultuar pozitivë dy efektivë të skuadrës “Shqiponja”.

Po ashtu i infektuar është konfirmuar edhe shoferi i drejtorit të policisë. Më herët në drejtorinë e Elbasanit janë konfirmuar edhe të tjerë të infektuar.

Situata nga Covid-19 në vend vijon tëbjetë shqetësuese. Ditën e djeshme ministria e Shëndetësisë njoftoi 168 raste të reja dhe 4 humbje jete në dy spitalet Covid.