Arrestohet një i dyshuar në Rusi, organizonte sulm terrorist

19.08.2016 11:43:59

Policia ruse dhe Shërbimi i Sigurimit Federal në Samara ka arrestuar një person të dyshuar për sulme terroriste në tentativë.

“I dyshuari, 34 vjeç, me origjinë nga Azia Qendrore, u arrestua në një operacion të veçantë në rajonin Samara këtë të martë. Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, policia ka gjetur armë të shumta, dhe udhëzime se si të realizohet një mjet shpërthyes”, thuhet nga referencat e zyrtarëve të policisë.

Policia gjeti gjithashtu një betim për besnikëri ndaj shtetit islamik, e cila është e ndaluar në Rusi.

I akuzuari ka pranuar fajësinë pas së cilës ai u akuzua për organizimin e një sulmi terrorist.