Arrestohet një zyrtar i Agjencionit Pyjor të Kosovës për vjedhje të drunjve

12.05.2018 13:35:44

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Mitrovicë, në mesin e tyre edhe një zyrtarët të Agjencionit të Pyjor të Kosovës (APK), të dyshuar për vjedhje të drunjve.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i tyre është bërë të enjten, pasi janë kapur në flagrancë duke transportuar dru të vjedhura.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, njëri zyrtar i APK-së, pasi që të njëjtit në bashkëpunim janë zënë-kapur në flagrancë, me dy kamion  duke transportuar dru të cilat dyshohet se janë të vjedhura dhe pa dokumente përcjellëse”, njofton policia.

Në konsultim me prokurorin, tre të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa kamionët dhe drutë janë sekuestruar. Rasti është duke u hetuar.