Arrestohet serbi që ushtronte dhunë psikike ndaj babait

22.10.2016 17:00:32

Një serb është arrestuar në Leposaviq, pasi që i njëjti për një kohë të gjatë ka ushtruar dhunë psikike ndaj babait të tij.

Sipas viktimës, i njëjti e ka thyer edhe urdhrin mbrojtës të shqiptuar më herët ndaj tij. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.