Arrestohet shqiptari në Itali, goditi me thikë gruan dhe vajzën

10.12.2016 18:50:09

Një 50-vjeçar shqiptar në Itali nuk e ka duruar më debatin me bashkëshorten duke e goditur disa herë me thikë atë dhe vajzën.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Terni pas një sherri banal në familje. 50-vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka marrë një thikë në kuzhinë dhe ka goditur me thikë të shoqen disa herë, raporton albeu.

Vajza e çiftit, 23 vjeçare ka qenë prezente dhe ka tentuar që të ndalë të atin por është goditur me thikë nga ai gjithashtu.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar autorin. Mësohet se gruaja dhe vajza janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ato janë qëlluar me thikë në krah dhe duar nga 50-vjeçari shqiptar që tashmë akuzohet për tentativë vrasjeje dhe dhunë në familje.